Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video ekskluzive) ”Tingujt e ditarit tim” i Alban Skënderajt, sukses në SHBA

(Video ekskluzive) ”Tingujt e ditarit tim” i Alban Skënderajt, sukses në SHBA
April 06
17:49 2016

Duke filluar prej datës 1 prill, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka nisur një tur koncertesh në SHBA. “Tingujt e ditarit tim” nuk është pritur mirë vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit. Edhe pse kanë vite që jetojnë atje, shqiptarët e Amerikës kanë kënduar çdo këngë së bashku me të. Kjo do të thotë që mezi e kanë pritur një koncert nga artisti, pas disa viteve mungesë në këtë vend. Blitz.al ka siguruar një video gjatë koncertit të Alban Skënderajt në Nju Jork ku duket qartë se ky koncert ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kënaqësia më e madhe për një kantautor është kur i gjithë publiku i këndon bashkë me të këngët dhe Albani e ka marrë këtë sadisfaksion. Ky tur koncertesh ka bërë bashkë shqiptarët e Bostonit, Çikagos, Nju Jorkut dhe do të vazhdojë këtë të premte në Konektikat e të dielën në Detroid. Veç koncerteve, Alban Skënderaj do të sjellë edhe një projekt të ri muzikor, detajet e së cilit do t’i mësojmë shumë shpejt.

Komento
Etiketimet
Shperndaje