Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video ekskluzive)Diçka nuk shkoi gjatë performancës, Mc Kresha i nevrikosur në prapaskenën e “Kënga Magjike”

(Video ekskluzive)Diçka nuk shkoi gjatë performancës, Mc Kresha i nevrikosur në prapaskenën e “Kënga Magjike”
December 06
23:53 2018

Sot ishte nata e dytë e gjysmëfinaleve të “Kënga Magjike”. Artistët e rinj, por edhe ata Big kanë performuar këngët e tyre për të prekur më pas skenën e finales së madhe. Pak më parë u ngjitën në skenë dhe Fifi me Mc Kreshën me një ndër këngët më të klikuara, “Psikopatja jote”.

Ata bënë që të gjithë të këndonin me ta dhe të duartrokisnin pafund performancën e tyre. Por mesa duket jo gjithçka ka shkuar mirë. Në një video për Blitz.al, në prapaskena menjëherë pasi ka përfunduar këngën, Mc Kresha ka shfaqur pakënaqësi të mëdha. Ai nuk kishte dëgjuar as veten dhe as muzikën gjatë performancës dhe kjo e kishte bërë të vështirë të menaxhonte situatën.

“Nuk kam dëgjuar asgjë, kam kënduar me imagjinatë.”- shprehet ai i nevrikosur, dhe pse kolegët e përgëzuan.

Shpresojmë që probleme të tilla teknike të mos ndodhin në vijim për artistët, por përgëzojmë dhe Fifin me Mc Kreshën për emocionin që dhuruan pavarësisht këtyre problemeve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje