Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video ekskluzive) Vera Grabocka u shpall sfidë konkurentëve, kërcen për herë të parë në DWM

(Video ekskluzive) Vera Grabocka u shpall sfidë konkurentëve, kërcen për herë të parë në DWM
October 20
22:02 2017

Shumë prej spektakleve të njohura në Shqipëri, mbajnë vulën e regjisores së njohur shqiptare, Vera Grabocka.

Edhe pse shumë e njohur Grabocka ka preferuar gjithmonë që të qëndrojë në prapaskenë dhe tejet e rezervuar sa i takon daljeve të saj në media.

Këtë sezon në Tv Klan po mbahet edicioni i katërt i “Dance with Me ” ku Grabocka është regjisorja e këtij spektakli.

Në redaksinë e Blitz.al ka ardhur një video ku regjisorja Grabocka shfaqet si rrallëherë duke vallëzuar, para spektaklit.

Koreografi Albi Nako duket se nuk i ka rezistuar këtij momenti dhe ka vallëzuar me Grabockën, e cila duket sikur ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë.

Në fakt ne do donim ta shihnim në skenë prej vërteti Vera Grabockën… Por le të presim. /Blitz.al/

 

Shperndaje