Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video ekskluzive) Eduart Ndocaj: Së shpejti, ekspozita ime e parë për bamirësi në vendin ku ranë tërmetet

(Video ekskluzive) Eduart Ndocaj: Së shpejti, ekspozita ime e parë për bamirësi në vendin ku ranë tërmetet
November 13
11:54 2016

Eduart Ndocaj ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Thumb”, pasionin e tij për pikturën. Të gjithë e keni njohur si deputet, si një personazh interesant, i quajtur shpesh me nofkën “kaubojs” për shkak të kapelës që mban, por asnjëherë më parë Ndocaj nuk e ka zbuluar këtë pasion të tij për pikturën që, ashtu si vetë ai rrëfen, daton që në fëmijëri. Në një intervistë për Blitz.al, ai ka rrëfyer detaje rreth këtij pasioni.
“Ky pasion ka lindur kur kam qenë në klasë të parë dhe kam vijuar më vonë në shtëpinë e pionierit. Frymëzimi im është natyra, por edhe politika. Ndonjëherë me anë të një pikture mund të shpreh shumë gjëra që kanë lidhje me parlamentin apo politikën. Ky pasion nuk më pengon për të bërë punët e deputetit. Aktualisht në pikturën që po punoj jam frymëzuar nga një peizazh që kam parë në Gjermani”,- është shprehur Ndocaj.
Sakaq, ai ka treguar se shumë shpejt do të hapë një ekspozitë në Itali, në vendin ku kanë ndodhur tërmetet.
“Ekspozita e parë që do të hap do të jetë në zonën ku kanë ndodhur tërmetet. Dua të bëj diçka për atë vend , disa fonde t’ia dedikoj asaj zone, pasi ka ndodhur një fatkeqësi natyrore ku ka humbur jetën edhe një shtetas shqiptar. Asnjë përfaqësues i politikës shqiptare, por as ambasadorja e shtetit tonë, nuk begenisi të shkojë të takojë këtë familje. Shumë shpejt do të hapim një ekspozitë edhe në Tiranë”,- ka përfunduar deputeti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje