Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Edea Demaliaj ngre publikun në këmbë, emocionon si i ati

(Video) Edea Demaliaj ngre publikun në këmbë, emocionon si i ati
November 27
11:15 2016

Vokalisti i grupit të mirënjohur “Djemtë e detit”, Gentjan Demaliaj, ka qenë një ndër zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ai u nda nga jeta një vit më parë, por zëri i tij do të mbetet i paharrueshëm.

Talentin dhe pasionin e tij për muzikën e ka trashëguar vajza, Edea Demaliaj.

Edea është shpallur fituese e “X Factor” në vitin 2015 dhe madje ajo u dallua për ngjashmërinë e zërit që kishte me babain e saj.  17-vjeçarja ka qenë pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme që në moshë të vogël, por pas vdekjes së babait iu përkushtua më tepër muzikës duke ndjekur ëndrrën e tij.

Mbrëmjen e djeshme, në Akademinë e Arteve, është organizuar koncerti  “Pop Rock Symphony Concert”, duke kthyer pas në kohë brezin e viteve ’90  dhe duke rikujtuar hitet e dikurshme  për të gjithë të apasionuarit e muzikës pop/rrok.

Midis shumë artistëve në skenë është ngjitur edhe Edea Demaliaj, e cila ka lënë pa fjalë të gjithë publikun.

Ajo ka kënduar këngën e njohur “Mos qaj”, e cila ka qenë një hit i grupit “Djemtë e detit” në vitet ’90.

Teksa Edea këndonte këngën e babait të saj të ndjerë, publiku është ngritur në këmbë duke duartrokitur dhe duke kënduar të gjithë së bashku. Ajo  shkaktoi emocione shumë të forta përpara një publiku të gjerë, gjithashtu risolli përsëri në skenë kujtimin e një artisti të pavdekshëm, siç është Gentjan Demaliaj.

Ajo do të jetë këtë vit pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, me një baladë të ndjerë, tekstin e së cilës e ka krijuar vetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje