Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Duke të parë pas më shumë se një dekade mbetesh e njëjta Bleona dhe po aq seksi!

(Video) Duke të parë pas më shumë se një dekade mbetesh e njëjta Bleona dhe po aq seksi!
August 07
15:47 2017

Bleona Qereti e ka nisur karrierën e saj si këngëtare që në moshë të vogël e vite më parë ka qenë ndër të parapëlqyerat e publikut shqiptar. Një pjesë e mirë e publikut e kujton me nostalgji periudhën ku ajo ishte ndër të paktat që guxonte të pushtonte skenën jo vetëm me muzikën, por edhe prezencën e saj. Me veshjet Bleona ka guxuar gjithnjë, jo vetëm tani, siç mund ta shihni në rrjete sociale, por edhe vite më parë kur për vajzat shqiptare konsiderohej jo e përshtatshme veshja me dekolte apo fustane shumë të shkurtër. Sot ka shumë që e akuzojnë Bleonën se ka kryer operacione, ama po të njëjtët, ndoshta jo publikisht, por në vetvete e pranojnë se mbi këngëtaren koha ka lënë shumë pak gjurmë. Bleona është po e njëjta në forma fizike, madje akoma edhe më seksi se mbi një dekadë më parë.

Duke parë programacionin e së dielës mbrëma në “Tv Klan”, “La la la”, përmbledhja e gjithë emisioneve që ky televizion ka bërë në vite, mes shumë figurash pamë edhe këngëtaren e njohur. Bleona performonte në eventin më të dashur rinor në atë kohë, “Net vere”.  Teksa këndonte një version modern të një kolazhi popullor, duke parë Bleonën e më shumë se 10 viteve më parë kupton se tek ajo asgjë nuk ka ndryshuar.

Format e trupit gati perfekte janë po të njëjtat, flokët në ngjyrë të zezë, veshja ekstravagante, lëvizjet që ajo bën në skenë janë njësoj si të tanishmet. Ndryshimi i vetëm është se në atë kohë, Bleona ishte më aktive në muzikë, të paktën këtu në Shqipëri. Vërtet ka shumë bukuri shqiptare, gra dhe vajza të cilat duket se sfidojnë kohën duke humbur shumë pak nga rinia dhe bukuria që nëna natyrë u ka dhënë. Bleona është ndër ato vajza që vitet mund të kalojnë, por ajo mbetet e njëjta./Blitz.al/

Komento
Shperndaje