Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dua Lipa vajzë “e brishtë”? Mendohuni edhe një herë sepse mund të na hedhë në tokë me një goditje!

(Video) Dua Lipa vajzë “e brishtë”? Mendohuni edhe një herë sepse mund të na hedhë në tokë me një goditje!
August 02
14:42 2017

Shpeshherë mendojmë se këngëtarët që ngjiten në skenë kanë jetën më të bukur që mund të ekzistojë: zgjohen, hanë mëngjes në shtrat, dalin, bëjnë shopping, udhëtojnë, bëjnë pushime, performojnë ndonjëherë dhe festojnë në festa të çmendura.

Epo, kjo nuk vlen për të gjithë ata që kapin mikrofonin dhe këndojnë për mijëra fansa!

Ka nga ata që i dedikohen edhe palestrës dhe ushtrimeve për të mbajtur trupin në formë dhe për ta mbushur veten me energji pozitive. Një nga këto emra është edhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare ka shpërndarë ditën e sotme një video në Instagram, ku shfaqet duke bërë boks me trajnerin e saj dhe mund të themi se kemi mbetur shumë, shumë të habitur. Aftësia e Duas për të gjuajtur na ka surprizuar, aq sa jemi të bindur se nuk ka nevojë për truprojë apo roje personale. Besojmë se është kjo energji ajo që e mban në skenë dhe në super-formë duke u dhuruar mijëra fansave një show të vërtetë.

Pra, Dua largohet nga lista e këngëtareve “të brishta”!

 

 

What we’re like when we know we’re being filmed vs what we’re really like @showstarboxer

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Komento
Shperndaje