Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dua Lipa elektrizon Prishtinën! Çfarë nuk patë nga performanca e saj në “Sunny Hill Festival”

(Video) Dua Lipa elektrizon Prishtinën! Çfarë nuk patë nga performanca e saj në “Sunny Hill Festival”
August 11
09:04 2018

Siç dhe u premtua, Dua Lipa arriti t’i fitojë edhe një herë zemrat e të gjithve me performancën e saj në Prishtinë. Dje nisi festivali 3-ditor i muzikës “Sunny Hill Festival” me kujdes të veçantë nga babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili është edhe iniciatori i këtij festivali i cili pritet të kthehet në traditë për çdo vit.

Dua performoi mbrëmjen e djeshme hitet e saj më të mira, ndërkohë që siç dhe ishte e kuptueshme sheshi gati sa “nuk mori flakë” në momentin kur këngëtarja performoi “New Rules”, këngën që e ngriti mjaft lart në rangun ndërkombëtar.

Një video nga performanca e Duas e ka shpërndarë vetë babai i saj dhe me aq sekonda mund të kuptohet që ka qenë vërtetë për të mos u humbur:

New rules @sunnyhillfestival @dualipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Ndërkohë më herët edhe vetë Dukagjini është ngjitur në skenë duke kënduar këngët e tij të vjetra si për të krijuar parapërgatitjen e perfromancës shpërthyese të Duas.

Ajo çka ka rënë në sy është edhe veshja kuq e zi që Dua kishte zgjedhur për këtë rast të veçantë, si për t’i dhënë një mesazh të gjithve me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Sot është nata e dytë e festivalit dhe pritet me padurim ardhja e Martin Garrix siç dhe stafi i “Sunny Hill Festival” kanë premtuar më herët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje