Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dua Lipa e sëmurë, por nuk e lë koncertin: “Edhe me fytin plagë, unë do t’ia dal!”

(Video) Dua Lipa e sëmurë, por nuk e lë koncertin: “Edhe me fytin plagë, unë do t’ia dal!”
October 07
10:02 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në një event të realizuar nga kompania prestigjioze Google. Dua Lipa ka performuar këngën e saj “Blow your mind”.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit një moment duke kënduar  “live” në skenën e Google. Mirëpo ajo ka thënë se ndërkohë që performonte “fytin e kishte plagë, megjithatë do t’ia dilte”.

Edhe ndjekësit e kanë komplimentuar këtë gjest të këngëtares duke e uruar për kurajën për të kënduar edhe në ditë jo shumë të mira për të. /Blitz.al/

 

Shperndaje