Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dua dhe partneri i saj festojnë deri në mëngjes me këngët e ish-it të saj, Ledri Vulës!

(Video) Dua dhe partneri i saj festojnë deri në mëngjes me këngët e ish-it të saj, Ledri Vulës!
August 10
11:26 2018

Që prej momentit kur u mor vesh se Dukagjin Lipa do të organizonte “Sunny Hill Festival” dhe kishte vendosur të ngjiste në skenë të bijën, Duan ashtu sikurse edhe Ledri Vulën (ish të dashurin e Duas) dhe Dafina Zeqirin (ish të dashurën e Ledrit), mediat rozë folën për këtë “trekëndësh” duke komentuar se do të jetë një çast shumë lezetshëm për t’i parë të tre në të njëjtën skenë.

E nëse mendoni se me kaq përfundonte, gaboheni.

Ledri Vula qenka i preferuari i familjes Lipa. Më parë kanë qenë prindërit e Duas të cilët kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit me Ledri Vulën në një nga club-et e Prishtinës dhe tashmë që edhe Dua ka mbërritur atje, i është bashkuar edhe ajo “ritmit të familjes”.

Ka qenë i dashuri i Duas, Isaac i cili po e shoqëron në këtë udhëtim, që ka postuar një video ku shfaqet së bashku me këngëtaren shqiptare duke kërcyer e kënduar këngën “Princess Diana”, më të renë nga Ledri Vula dhe Lyrical Son.

Isaac besojmë se e di që dikur Ledri e Dua kanë qenë të dashur, sepse edhe mediat e huaja kanë folur për këtë tashmë që Dua është e famshme ndërkombtarisht, megjithatë jetojmë në një botë të lirë kur miq të mirë mund të bëhen edhe ish-at e të dashurave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje