Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Drake dhe Rihanna shkëmbejnë puthje në skenë

(Video) Drake dhe Rihanna shkëmbejnë puthje në skenë
September 01
10:35 2016

Marrëdhënia mes Drake dhe Rihanna-s tashmë është kthyer në një telenovelë. Të gjithë janë të sigurt që ata janë në një lidhje, por “protagonistët” akoma nuk e pranojnë publikisht.

Pas prezantimit që Drake i bëri Rihanna-s në VMA 2016, ata janë ngjitur së bashku në skenë në Majami për të kënduar disa nga hitet e tyre dhe, ndryshe nga disa net më parë, Drizzy dhe RiRi jo vetëm që janë përqafuar, por janë puthur edhe në buzë.

Për t’i fryrë akoma më shumë zjarrit, ditën e djeshme këngëtarja nga Barbadosi dhe reperi janë parë të festojnë së bashku në një club të Majamit, si dhe të darkojnë bashkë. MTV dhe tabloidë të tjerë shkruan se dy të rinjtë janë në një lidhje zyrtare, por akoma nuk është pranuar nga ata të dy.

Nuk e dimë kur do ta zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre, por dimë të themi se ata të dy dinë si të qëndrojnë në qendër të vëmendjes edhe pa projekte muzikore. /Blitz.al/

 

 

Etiketimet
Shperndaje