Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Djali i reperit të njohur kthehet në “rrezik” për Ledri Vulën…

(Video) Djali i reperit të njohur kthehet në “rrezik” për Ledri Vulën…
July 15
13:35 2017

Djali i Lumi B, Blini, është ndër vogëlushët më të lezetshëm të showbiz-it shqiptar. Ndryshe të gjithë duhet ta njihni si shokun e ngushtë të Ledri Vulës dhe një nga fansat  më të veçantë, i cili jep vlerësimin e tij sa herë dëgjon ndonjë këngë të reperit.

E hongra @blinibeee

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Pom mson qysh me bo me sy ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Blini, djali 6-vjeçar i reperit të njohur Lumi B, i di përmendësh këngët e babit dhe të Ledrit. Ditën e djeshme ai ka sjellë versionin  e tij të këngës “Nona” , bashkëpunimi i Ledrit me Yong Zerkën që është kthyer në hit brenda pak ditësh. Në një video që vetë Ledri ka postuar në Instastory, Blini shfaqet duke kënduar si një reper i vërtetë, me gjeste e fjalë tipike të një profesionisti që këndon plot pasion për fansat e tij.

Duket se vogëlushi ka trashëguar talentin e babait, edhe pse duhet thënë se më shumë e kemi parë në shoqërinë e Ledrit kohët e fundit. Djali i Lumit, por shok me Ledrin, vogëlushi ka marrë pak nga stili i të dyve. Blini në një të ardhme mund të jetë një yll i muzikës rep dhe mbajeni mend këtë që sapo ju thamë, mos u çudisni nëse rezulton e vërtetë! /Blitz.al/

Seen by Andi Vrapi at 14:30

Komento
Shperndaje