Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) DJ Khaled rikthen Jay Z-në për të gjetur “çelësat”

(Video) DJ Khaled rikthen Jay Z-në për të gjetur “çelësat”
June 27
19:42 2016

Nëse ju kishte munguar pak rep nga Jay Z, atëherë DJ Khaled ju ka rezervuar një surprizë mjaft të këndshme.

Ai ka publikuar, pak minuta pasi kishte mbaruar ceremonia e BET Awards 2016, këngën “I Got The Keys”, në videon e së cilës merr pjesë edhe reperi i famshëm, Jay Z.

“I Got The Keys” është një tjetër himn për lirinë, padrejtësitë dhe diskriminimin racial në SHBA, madje historia e gjithë këngës zhvillohet në një burg, ku të burgosurit me ngjyrë vihen përballë policisë, që i ka diskriminuar e dhunuar për një kohë të gjatë.

Me pak fjalë, Jay Z është frymëzuar paksa nga e shoqja, Beyonce, për të bërë një “Formation male version”. Gjithsesi, videoja dhe kënga është një vazhdim i serisë së këngëve ku mbështetet kauza “Black Lives Matter”.

Etiketimet
Shperndaje