Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) DJ Axwell në Tiranë surprizon publikun me këtë këngë shqiptare

(Video) DJ Axwell në Tiranë surprizon publikun me këtë këngë shqiptare
August 17
11:40 2016

Është pritur me padurim ardhja e një prej DJ-ëve më në zë të momentit, suedezit Axwell, në “Folie”, një nga club-et e njohur të Tiranës dhe jo më kot, pasi ai ka ndezur atmosferën  që prej fillimit të mbrëmjes deri në fund të saj.

Mirëpo këtë herë, ai ka ardhur edhe me një surprizë të veçantë për të gjithë të pranishmit. DJ i njohur ka bërë një “mix” duke përfshirë këngën “Kuq e zi je ti” të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi. Menjëherë pasi kanë dëgjuar këtë, atmosfera është bërë edhe më e zjarrtë sepse i gjithë club-i ka marrë ngjyrat kuq e zi ndërkohë që pas shpinës të Axwell është shfaqur në ekran flamuri shqiptar.

Sigurisht që Axwell e ka bërë këtë “mix” ekskluzivisht për të përfshirë në adrenalinë dhe emocion të gjithë të pranishmit me një këngë si “Kuq e zi je ti” që u dëgjua në mbarë botën duke i dhënë forcë Kombëtares dhe të gjithë shqiptarëve gjatë Kampionatit Europian. Një dhuratë kjo shumë e bukur nga DJ i njohur, gjë që me siguri u ka lënë shije shumë të mirë të gjithë atyre që kanë pritur me shumë qejf ardhjen e tij në Tiranë.

Blitz.al ka siguruar një video nga ky moment, për ta parë konkretisht të gjithë atmosferën që u krijua! /Blitz.al/

Shperndaje