Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ditëlindja luksoze e velinës së “Stop”: Alesia Bami tashmë do të qarkullojë me një makinë të re!

(Video) Ditëlindja luksoze e velinës së “Stop”: Alesia Bami tashmë do të qarkullojë me një makinë të re!
December 26
14:49 2017

Alesia Bami me shumë mundësi nuk është më një emër i panjohur për ju. Jo vetëm një nga vajzat më të ndjekura në Instagram por edhe një nga velinat më simpatike të ekranit, Alesia ka ditur ta bëjë siç duhet rolin e velinës në “Stop” krah Saimirit dhe Gentit.

Dje në mbrëmje bukuroshja ka festuar ditëlindjen në një festë të organizuar deri në detaje. Një ambient i errët i ndriçuar vetëm nga një ngjyrë rozë, me temën “Diva’s Birthday”, ka mbledhur dje edhe disa nga figurat më të njohura të botës së televizionit.

Pas përfundimit të mbrëmjes, Alesia është surprizuar nga babai i saj i cili i ka blerë për ditëlindje një makinë të tipit Audi shoqëruar me një buqetë të madhe lulesh.

Epo, të gjitha i more këtë përvjetor Alesia kështuqë mbetet veçse të të urojmë shëndet të mirë! /Blitz.al/

Shperndaje