Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dhurata speciale për një dasmë mund të jetë edhe … Getoari!

(Video) Dhurata speciale për një dasmë mund të jetë edhe … Getoari!
October 03
15:46 2016

Nuk është më çudi që dasmat shqiptare të shfaqin elemente mjaft të veçanta përpos atyre tradicionale. Ndodh shumë shpesh që çiftet që vendosin të organizojnë një ceremoni dasme kanë dëshirë që të bëjnë pjesë të festës së tyre elemente origjinale e që janë në përshtatje me historinë e tyre të dashurisë për ta bërë sa më të bukur këtë ditë shumë të rëndësishme në jetën e një çifti.

Pikërisht një detaj tejet i lezetshëm është bërë pjesë e dasmës së një çifti të ri të martuar këtë fundjavë. Miku më i mirë i dhëndrit ka surprizuar çiftin duke sjellë pikërisht në dasmën e tyre Getoarin, si të ftuar special për të kënduar këngët e tyre të preferuara.

Video ka ardhur në redaksinë e Blitz.al dhe mund të themi se Getoari ka krijuar një atmosferë shumë ndryshe nga tradicionalja, por gjithsesi të këndshme në dasmë. Nuk dihet shuma e saktë që është paguar artisti nga Kosova, por është vërtet e lartë të mendosh që prezenca e tij ka qenë vetëm 20 minuta.

Megjithatë, për dasmën e shokut të ngushtë ia vlen apo jo? Kështu që herën tjetër që do mendoni për një dhuratë interesante dhe të veçantë për dasmën e miqve tuaj, mendoni të ftoni artistin e preferuar! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje