Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Demi Lovato hedh në tapet Sylvester Stallone-n

(Video) Demi Lovato hedh në tapet Sylvester Stallone-n
November 04
16:32 2016

Aktori i famshëm Sylvester Stallone ka postuar në profilin e tij në Instagram një video ku duket të “ndeshet” me këngëtaren Demi Lovato.

Të dy yjet janë takuar në qendrën e famshme sportive “Unbreakable” në Los Angeles dhe nuk i kanë rezistuar përballjes. Ata menjëherë kanë shkuar drejt ringut.

Pas disa momenteve stërvitje, bukuroshja 24-vjeçare ka arritur ta hedhë “knock-out” Rocky-n, i cili pas humbjes është shprehur me shaka se në të vërtetë rrëshqiti, prandaj u rrëzua.

Kjo ndeshje e improvizuar i ka kënaqur fansat e Stallone-s e të Lovato-s, të cilët e kanë shpërndarë në masë videon në rrjetet sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje