Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Çudia ndodhi!” Dion Gjinika merr surprizën më të bukur në “Dancing with the Stars” nga bashkëshortja e tij!

(Video) “Çudia ndodhi!” Dion Gjinika merr surprizën më të bukur në “Dancing with the Stars” nga bashkëshortja e tij!
April 07
19:40 2018

Pak ditë më parë, balerini i njohur  i “Dancing with the Stars”, Dion Gjinika është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm e ka dhënë vetë Dioni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Pas kësaj, mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Dancing ëith the Stars”, ai ka marrë surprizën më të bukur  të jetës së tij. Bashkëshortja i ka bërë një video mesazh ku ka përshkruar rrugëtimin e jetës së tyre, ka rrëfyer dashurinë dhe e ka falenderuar për të gjithë mbështetjen.

Për Dionin, ky ka qenë një moment mjaft emocionues, për vetë faktin se partnerja e tij nuk ka patur aspak qejf të bëhet pjesë e jetës së tij publike. Ajo ka qenë e rezervuar jo vetëm në daljet publike por edhe në rrjetet sociale kështu që duke ditur këtë gjë, balerini thjesht ka mbetur pafjalë!

Të premten e kaluar edhe këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka marrë një video mesazh nga motra dhe mbesa e saj, të cilat jetojnë jashtë shtetit, një surprizë tjetër e veçantë.

Epo ky është “Dancing with the Stars”! Këtë vit jemi njohur me një formulë ndryshe nga ç’jemi mësuar më parë. Në të nuk ka vetëm kërcim e konkurrim por edhe shumë surpriza për pjesëmarrësit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje