Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Çmenduria” e Bebe Rexhës nuk mbaroi vetëm me një koncert! Ja ç’ka bërë ajo më pas…

(Video) “Çmenduria” e Bebe Rexhës nuk mbaroi vetëm me një koncert! Ja ç’ka bërë ajo më pas…
September 10
09:37 2016

U prit mjaft mirë në sheshin “Nënë Tereza” këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Në koncert, edhe pse nuk e flet shumë mirë shqipen, Rexha u mundua t’u tregojë të gjithë të pranishmëve lidhjen e saj me Shqipërinë dhe se ajo është me origjinë nga Dibra.

Mirëpo, nëse mendoni se të gjitha energjitë ajo i ka dhënë në skenën e koncertit, gaboheni! Pas përfundimit të tij, Bebe Rexha ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Snapchat një festë familjare, ku ajo ka kërcyer këngë popullore shqiptare. Rexha ka treguar edhe se si kërcimtarët që e kanë shoqëruar atë kanë filluar të mësojnë të kërcejnë vallen tradicionale shqiptare.

Pika kulminante e mbrëmjes ka qenë kur Bebe Rexha së bashku me të gjithë të ftuarit në festë kanë kënduar dhe kërcyer në tingujt e këngës së Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, “Kuq e zi je ti”, që është kthyer edhe në himnin e Kombëtares Shqiptare.

Bebe Rexha ka treguar me anë të kësaj feste se ajo jo vetëm që ndihet krenare për origjinën e saj, por ka edhe dëshirën e mirë për ta bërë të njohur këtë gjë te ndjekësit e saj në të gjithë botën.

Për të kuptuar atmosferën, ju sjellim videon e mëposhtme:

/Blitz.al/

 

Shperndaje