Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çiljeta rrezikon edhe jetën për… Partizanin!

(Video) Çiljeta rrezikon edhe jetën për… Partizanin!
October 30
17:35 2016

Çiljeta është shndërruar në një nga tifozet më të zjarrta të skuadrës së Partizanit dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Prej muajsh tashmë ajo nuk lë ndeshje pa ndjekur, madje nga stadiumi, gjë që do ta bëjë edhe pasditen e sotme.

Në orën 17:00 luhet supersfida e kampionatit shqiptar mes Partizanit dhe korçarëve të Skënderbeut në “Elbasan Arena”.

Këngëtarja ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku ndërsa me njërën dorë mban timonin, me tjetrën kujdeset për qerpikët e saj për shkak se është nisur me vonesë.

“Rrugës për në Elbasan. Kështu është kur i lë gjërat për në sekondën e fundit”, – shkruan Çili, ndërkohë që duket qartë se shpejtësia e makinës i kalon 100 kilometrat në orë.

Mesa duket, Çiljeta është e gatshme të rrezikojë edhe jetën vetëm që të mos humbasë një minutë nga ndeshja, edhe pse, me siguri, miku i saj i ngushtë te Partizani, Alban Hoxha, nuk do të ishte aspak dakord. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje