Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Chris Brown refuzon të ngrihet gjatë himnit amerikan

(Video) Chris Brown refuzon të ngrihet gjatë himnit amerikan
September 12
10:53 2016

Të gjithë e dimë që para çdo ndeshjeje të rëndësishme, të gjithë spektatorët dhe lojtarët duhet të ngrihen në këmbë për të respektuar himnin kombëtar. Pikërisht këtë gjë nuk ka bërë Chris Brown.

Ai ishte i ftuar në një ndeshje basketbolli për bamirësi si lojtar, bashkë me mikun e tij, këngëtarin e RnB, Tank. Ky i fundit arriti të ngrinte në këmbë të gjithë audiencën me një dedikim për ata që humbën jetën në tragjedinë e 11 shtatorit. Le të themi të gjithë, përveç Brown, i cili refuzoi të ngrihej në këmbë për të kënduar himnin e SHBA-së.

“E di që të gjithë po ushtrojnë të drejtën e tyre për të ndenjur ulur apo për t’u ngritur në këmbë dhe për të ushtruar të drejtën time për të kërkuar drejtësi dhe liri, në përkujtim të 11 shtatorit, ju lutem të ngriheni në këmbë që të respektojmë faktin se burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën në atë tragjedi”, – ka thënë Tank duke ngritur të gjithë audiencën në këmbë.

Pavarësisht se Tank dhe Chris janë miq, ky i fundit ka zgjedhur të mos ngrihet në këmbë për të përkujtuar viktimat që humbën jetën në Qendrën Tregtare Botërore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje