Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çfarë shkelje ka bërë Arbana Osmani që ka nxehur ndjekësit e saj?

(Video) Çfarë shkelje ka bërë Arbana Osmani që ka nxehur ndjekësit e saj?
September 08
13:38 2016

Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” mëngjesin e sotëm ka postuar një video në Instagram, ku ndodhet në makinë duke kënduar këngën e Butrint Imerit, “ E jona”.

Deri këtu gjithçka është në rregull, por një moment në video vihet re se Arbana është duke i dhënë makinës pa e vendosur rripin e sigurimit. Ndërkohë që shumë personazhe ,si Olti Curri, Elona Duro, Dojna Mema e Silva Gunbardhi janë duke bërë një fushatë sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit, e quajtur #merripsivip, ja ku vjen kjo video e Arbana Osmanit në të cilën duket qartë se ajo nuk e ka zbatuar rregullin e rripit të sigurimit.

Ky detaj është vënë re edhe nga komentuesit, të cilët e kanë kritikuar faktin që një personazh publik si Arbana nuk i respekton rregullat. Sipas ligjit, mosvendosja e rripit të sigurimit lejohet vetëm për personat të cilët janë mbi 1.90 m të gjatë dhe për femrat shtatzënë. Çfarë përgjigje mund të ketë Arbana për këtë veprim?/Blitz.al/

 

@alessiagriecovessicchio quando non parla, gira😜 #ejona

A video posted by Arbana Osmani (@arbanao) on

Shperndaje