Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çfarë ndodh kur Patrisi “i vjedh” Tunës telefonin? Të gjithë shkrihemi së qeshuri!

(Video) Çfarë ndodh kur Patrisi “i vjedh” Tunës telefonin? Të gjithë shkrihemi së qeshuri!
September 14
10:31 2017

Telefoni celular është kthyer tashmë në një nga mjetet më të rëndësishme të përditshmërisë sonë. Mund të themi që përdoret gjithnjë për gjëra të mira, të dobishme për ne, por ka raste kur me anë të telefonit bëhen gjëra që ne ndoshta nuk duam që të tjerët të jenë në dijeni, prandaj dhe nuk ua japim kurrë të tjerëve!

Ama, partnerit nuk i fshihet asgjë… apo jo?

Patris Berisha, muzikanti i njohur dhe njëkohësisht partneri i Tunës, ka “vjedhur” telefonin e këngëtares e ka filluar menjëherë serinë e videove në Snapchat. Duke përdorur filtrat e programit, Patrisi këndon këngë tradicionale kosovare dhe nuk bëhet fjalë të kërceni, por vetëm të qeshni.

Nuk e dimë nëse kjo “vjedhje” është bërë në bashkëpunim me Tunën apo këngëtarja nuk ka pasur aspak dijeni për videot, ama mësimi që morëm sot ishte: Tuna duhet ta lërë Patrisin të përdorë SnapChat-in më shpesh! /Blitz.al/

 

Shperndaje