Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Capital T takohet me reperin e famshëm botëror, çfarë po planifikojnë ata?

(Video) Capital T takohet me reperin e famshëm botëror, çfarë po planifikojnë ata?
February 09
21:52 2019

Capital T është një prej reperëve më të suksesshëm në vendin tonë. Këngët e tij kanë miliona klikime në you tube dhe arrijnë të kthehen në hite menjëherë pas publikimit. Së fundmi Capo ndodhet jashtë vendit dhe ka publikuar një video e cila na ka bërë mjaft kureshtarë.

Në postimin e tij ai shihet në një studio jashtë vendit së bashku me dy persona të tjerë e një prej tyre edhe reperi me famë botërore Wiz Khalifa. Nuk dihet nëse ato po planifikojnë një bashkëpunim apo është thjesht një takim miqësor.

Në një tjetër postim para pak minutash Capital T ka publikuar një foto ku duken paisjet e studios gjë që na çon të mendojmë se teza e një bashkëpunimi është më e sakta. Gjithsesi për të zbuluar më shumë na duhet të presim një përgjigjë nga vetë reperi shqiptar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje