Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Bruno i bën serenatë, Lori Hoxha ka një reagim të pazakontë!

(Video) Bruno i bën serenatë, Lori Hoxha ka një reagim të pazakontë!
November 14
08:47 2016

Ka qenë një darkë mjaft e këndshme ajo e djeshmja në “Altar”, ku është paraqitur koleksioni më i ri i stilistit Valdrin Sahiti. Siç është bërë më parë e njohur kudo në media, Valdrini kishte vendosur që këtë herë të mblidhte në një darkë private mikeshat dhe bashkëpunëtoret e tij më të mira, vajza të famshme të botës së artit dhe biznesit në Shqipëri e Kosovë.

Mirëpo darka nuk ka qenë aq private, pasi të gjithë të pranishmit kanë shpërndarë fotografi dhe video nga ky event në rrjetet e tyre sociale, duke u dhënë kënaqësi të gjithë ndjekësve të ndihen pjesë e kësaj.

Për të kënduar kanë qenë të ftuar dy këngëtarë të Threedots, Klajdi Haruni dhe Bruno, të cilët e kanë mbajtur atmosferën shumë të gjallë deri në orët e para të mëngjesit. Por pjesa më e bukur e mbrëmjes ka qenë kur Bruno ka kënduar duke iu afruar Lori Hoxhës, kjo e fundit, e emocionuar nga zëri dhe ëmbëlsia e Brunos, i ka thënë spontanisht: “Do të martohesh me mua?”.  Sigurisht ky moment gazmor ka bërë që të gjitha vajzat në tavolinë të qeshnin, ndërkohë që aty është afruar këngëtarja Elvana Gjata duke thënë se ajo është kumbara. Pra, darka gati, fustanet nga Valdrin Sahiti, muzika nga Threedots dhe një kumbarë si Elvana Gjata, epo… të trashëgohet çifti!

Këtë moment me plot humor dhe muzikë e ka shpërndarë vetë Bruno në Instagram dhe ju mund ta ndiqni si më poshtë:

😍 #fun #music

A video posted by Bruno (@brunothreedots) on

Komento
Shperndaje