Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Blendi Klosi: Flirtoj me të gjithë se ma do puna!

(Video) Blendi Klosi: Flirtoj me të gjithë se ma do puna!
October 01
21:06 2016

Në puntatën e sotme të emisionit “Thumb”, dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kishin të ftuar një personazh të veçantë, një politikan. Jemi duke folur për ministrin e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Në një intervistë të sinqertë dhe plot humor, Klosi ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij e përditshme.

Dy gazetaret e kanë pyetur ministrin se si reagon ai kur shikon një femër që po flirton me të.

“Flirtimi nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien mashkull-femër.  Çdo njeri që del para publikut, në një farë mënyre, mund të quhet flirt. Ai dëshiron të dalë mirë, mos të lërë të këqija mbrapa. Flirton apo jo është shumë e vështirë ta ndash, ta gjesh kufirin”,- është shprehur ministri.

“Realja është se në marrëdhënie me njerëzit dhe kur je në pozicione të tilla padyshim që ke shumë raporte në të cilat duhet të transmetosh dhe të marrësh  një ndjesi të mirë. Është flirt? S’besoj se është flirtim negative”,- ka përfunduar Klosi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje