Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(VIDEO) Bieber “thartohet” nga shoqërimi i Selenës me The Weeknd

(VIDEO) Bieber “thartohet” nga shoqërimi i Selenës me The Weeknd
January 22
14:27 2017

Justin Bieber ka thënë se nuk është një fans i këngëtarit The Weeknd, i cili aktualisht është duke u shoqëruar me këngëtaren Selena Gomez, ish-të dashurën e Bieber.

Këngëtari 22-vjeçar është pyetur nga gazetarët në Los Angeles të premten në mbrëmje nëse do të donte të dëgjonte një këngë nga The Weeknd dhe Bieber është përgjigjur: “Dreq jo! Nuk jam i krisur”.

Kjo përgjigje e tij ka ardhur pas shpërndarjes së fotove dhe lajmit se The Weeknd po del me Selenën, e cila siç duket ende i ka mbetur peng në zemër 22-vjeçarit kanadez.

Pak ditë më parë, Gomez u pa në shoqërinë e The Weeknd, emri i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, si dhe ka postuar në Snapchat foto me  DJ  Alie Tielz. /Blitz.al/

 

Share