Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Beyonce rinis turneun e saj me një…propozim!

September 11
17:27 2016

 

 

Beyonce rinisi turneun e saj botëror mbrëmjen e kaluar në St. Louis të Missisipi-t, SHBA, pas rreth një muaji pushime.

Ndryshe nga 40 koncertet e tjera të zhvilluara në SHBA e Europë, koncerti i mbrëmshëm pati një suprizë tepër të këndshme për të gjithë të pranishmit.

Gjatë performancës së “Single Ladies”, Beyonce ka ndaluar muzikën dhe ka ngjitur në skenë jo një admirues të pranishëm në stadium, por të fejuarin e kërcimtares kryesore, Ashley Everett.

Pasi është ngjitur në skenë, John Silver i ka marrë mikrofonin 35-vjeçares dhe ka nisur të flasë.

“St. Louis, përshëndetje! Nuk e di për ju djema, por për mua Ashley është mbretëresha ime. Dhe këtë dua ta them përballë gjithë qytetit dhe t’ju tregoj se si është të bekohesh nga një vajzë e re si ajo”, – e ka nisur fjalën e tij John. Më pas ai është ulur në gjunjë dhe nën brohorimat e fansave tha: “Pra, Ashley Everett, do të martohesh me mua?”.

Për ta mbyllur ashtu siç duhej këtë “surprizë” e pasi mori edhe bekimin e mikes së saj, Beyonce, Ashley dhe pjesa tjetër e grupit performuan pjesën e mbetur të “Single Ladies”.

Everett është pjesë e grupit të krijueses së “Lemonade” që nga viti 2006 dhe është pjesëmarrëse në të gjitha koncertet dhe videoklipet e Beyonce-s. “Single Ladies” i paska sjellë Ashley-t fat!

Komento
Shperndaje