Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Beyonce do t’ju bëjë të falni të dashurin/ën me këtë këngë

(Video) Beyonce do t’ju bëjë të falni të dashurin/ën me këtë këngë
November 30
16:43 2016

Pasi publikoi dy këngët e para të albumit “Lemonade”, “Sorry” dhe “Hold Up”, ku fliste për një marrëdhënie jo të qetë mes dy partnerëve, këtë herë Beyonce ka publikuar këngën në të cilën i këndon dashurisë dhe faljes.

“All Night” titullohet kënga e 11-të e albumit më të përfolur të këtij viti dhe flet për një marrëdhënie të shëruar nga plagët e tradhtisë, gënjeshtrave dhe mungesës së besimit. Fillimisht, Beyonce e nis klipin me “Redemption”, i cili është monologu apo hyrja në këngë, ku artistja i bën thirrje të dashurit të zemrës për ribashkim, për ta falur njëri-tjetrin dhe për ta nisur nga e para duke shëruar plagët. Më pas, në video mund të shohim pamje të çifteve të ndryshme, të çdo lloj race, gjinie apo orientimi duke treguar se dashuria është më e fortë se dhimbja apo mëria. Në fund, është Blue Ivy dhe Jay Z ata që mbyllin sekuencat e videos.

Me këtë këngë, Bey u jep fund thashethemeve për një ndarje me Jay Z. Ajo tregon se “Lemonade” nuk është për të, por për të gjithë ata që kanë një histori të ngjashme apo që përputhen me historinë e “Lemonade”.

“All Night” është gjithçka që ju duhet për këto ditë të ftohta të fund-nëntorit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje