Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Bëni durim! Video-loja “Just Dance 2017” ka një surprizë për të gjithë fansat e Era Istrefit

(Video) Bëni durim! Video-loja “Just Dance 2017” ka një surprizë për të gjithë fansat e Era Istrefit
October 26
08:51 2016

“Just Dance” është një video-lojë shumë e pëlqyer në botë dhe mund të luhet në pajisje si Playstation, Xbox apo Nintendo Wii. Kjo lojë, për çdo vit, bën pjesë të saj këngët më të bukura të vitit dhe më pas të gjithë lojtarët kanë mundësi që të mësojnë lëvizjet në kërcim prej një trajneri dixhital për çdo këngë.

Por ç’lidhje ka kjo me Era Istrefin? “Ubisoft”, që është edhe kompania e cila ka realizuar këtë video-lojë, ka treguar se pjesë e versionit të lojës për vitin 2017 do të jetë edhe kënga “Bon Bon” e Era Istrefit.

Paraprakisht koreografia e lojës ka dalë në kanalin zyrtar të lojës në Youtube dhe gjithashtu në sitin e “Ubisoft” është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e këngëtares shqiptare në këtë lojë.

era-istrefi

Të gjithë ju që jeni të apasionuar pas lojës tani do të keni mundësi që sapo të lançohet të mund të kërceni nën ritmet e “Bon Bon” me koreografi profesionistësh! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje