Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Behgjet Pacolli flet për sherrin Noizy-Cozman: “Po, kam qenë prezent aty dhe u kam folur…”

(Video) Behgjet Pacolli flet për sherrin Noizy-Cozman: “Po, kam qenë prezent aty dhe u kam folur…”
October 16
09:50 2016

 

Behgjet Pacolli nuk ka dashur të komentojë sherrin midis reperave Noizy dhe Cozman që ndodhi disa javë më parë, ndoshta edhe për faktin se nuk ka dashur të mbajë anë, duke qenë se dhe vendi në të cilin ndodhi ngjarja ishte në oborrin e hotelit që ai vetë ka në pronësi.

Mirëpo, i pyetur nga gazetari i emisionit “Talk” në Kosovë, Pacolli ka treguar disa detaje rreth ngjarjes së asaj dite.

“Kam qenë ulur si mysafir ne hotel, të drejtën të them, kush ka qenë ose ka hyrë brenda ose ka dalë jashtë. Unë kam qenë ulur, jam çuar ngadalë, kam shkuar ke ata dhe i kam pyetur se çfarë kanë. Unë nuk kam frikë sepse i frikësohem vetëm Perëndisë. Ka qenë një vajzë, një police, bravo i qoftë, ka punuar në punë burrërore dhe i ka ndarë. Më vonë erdhi edhe pjesa tjetër e policisë dhe pa tragjedi mbaroi…” – është shprehur Behgjet Pacolli. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje