Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Bebe Rexha krejt ndryshe: kërcime dhe poza seksi në dhomën e hotelit!

(Video) Bebe Rexha krejt ndryshe: kërcime dhe poza seksi në dhomën e hotelit!
September 13
10:02 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, që vetëm para pak ditësh mbajti një koncert të suksesshëm në Tiranë, Bebe Rexha, i është kthyer tanimë rutinës së saj të performancave dhe koncerteve në SHBA.

Nëpërmjet disa videove në Snapchat ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit hap pas hapi teksa bëhet gati për një koncert dhe tregon se ka vendosur të krijojë një look “alla Merlyn Monroe”, por në version më seksi. Teksa bëhet gati në dhomën e hotelit, Bebe Rexha, duke përdorur sigurisht doza humori, ka thënë se po krijon një videoklip “në kushte dhome” dhe ka nisur të bëjë disa lëvizje dhe poza shumë provokuese. Teksa kërcen dhe bën “twerk”, këngëtarja futet vërtet në rol.

Me siguri Bebe Rexha ka dashur të tregojë një pjesë tjetër të sajën, pjesë të cilën nuk e shfaq shpesh pasi ajo preferon të jetë më sportive ose pop, por jo sensuale. Cilat do të jenë komentet e ndjekësve për këto video ndryshe të Bebe Rexhës? Kjo mbetet për t’u parë… /Blitz.al/

Shperndaje