Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Barack Obama, pjesë e show-t të famshëm të gatimit

(Video) Barack Obama, pjesë e show-t të famshëm të gatimit
September 18
23:30 2016

Në muajt e fundit e kemi parë shumë herë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të shfaqet nëpër show të ndryshëm televizivë jo si njeriu më i pushtetshëm në botë, por si një personazh karizmatik i spektakleve.

Mesa duket, kjo është zgjedhja e tij për momentet e fundit si president, gjë që e ka bërë edhe për sezonin e ri të emisionit “Parts Unknown” të shefit të famshëm Anthony Bourdain, në CNN.

Në emisionin që eksploron kulturën e vendeve të ndryshme të globit, Obama ka marrë pjesë në shijimin e ushqimit tradicional vietnamez.

Në videon prezantuese të aventurës në Vietnam, drejtuesi i emisionit duket se i rrëfen Obama-s për mënyrën e të gatuarit atje dhe për shijen e ushqimeve. /Blitz.al/

Shperndaje