Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Artistët që ndezën skenën e American Idol

April 08
10:02 2016

Mbrëmja e kaluar në “American Idol” rezervoi një spektakël të vërtetë për teleshikuesit. Ky ishte sezoni i 16-të i kompeticionit dhe për ta festuar këtë gjë, organizatorët kishin ftuar fituesit e sezoneve të kaluar për të performuar këngët e tyre, ndër të cilët Kelly Clarkson, Jennifer Hudson dhe Carrie Underwood.

Kelly Clarkson u ngjit në skenë duke kënduar nja kolazh të hiteve të saj, si “Miss Independent”, “Breakaway”, “Since U Been Gone”, “Because Of You”, “Behind These Hazel eyes”, “My Life Would Suck Without You”, “Don’t You Wanna Stay”, “Stronger”, “HeartBeat Song” dhe “Invincible”. Clarkson e ka mbyllur performancën e saj me këngën që e bëri fituese të Idol, “A Moment Like This”.

Fituesja e sezonit të 4-t të American Idol, Carrie Underwood u ngjit në skenë për të kënduar “Something in the Water”, kënga nga albumi i saj “Greatest Hits”. Kjo ishte performanca e dytë e Underwood, pasi më herët ajo kishte kënduar “Stop Dragging’ My Heart Around” së bashku me Keith Urban.

Jennifer Hudson, së bashku me Fantasia Barrino dhe LaToya London i dhuruan publikut një performancë të regjistruar më parë të një kolazhi këngësh: “Brige Over Troubled Water”, “Remember the Music”, “Ugly”. Artistet, të etiketuara si “Three Divas”, ngjitën në skenë edhe fitues të tjerë të Idol si Brandon Rogers, Melinda Doolittle etj.

E si mund të mungonte ‘e zonja e shtëpisë’ në finale e American Idol?! Po flasim për Jennifer Lopez, e cila la karrigen e mentores dhe performoi këngën e saj të re, të quajtur “Ain’t Your Mama”, dhe këngën “Let’s Get Loud”, gjë që ka elektrizuar skenën dhe shikuesit.

Në fund të mbrëmjes, fitues i “duelit” të dy finalistëve La’Porsha Renae dhe Trent Harmon doli ky i fundit, i cili u shpall fitues i sezonit të 16 të American Idol.

Komento