Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Arratisja e ëmbël e Getit dhe Marinës – avion privat dhe pritje luksoze

(Video) Arratisja e ëmbël e Getit dhe Marinës – avion privat dhe pritje luksoze
September 07
11:04 2016

Një nga çiftet më të dashur të publikut, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, tani që edhe sezoni veror ka mbaruar dhe ata janë më të lirë nga angazhimet profesionale, kanë vendosur të nisin pushimet.

Në rrjete sociale si Marina, ashtu edhe Geti kanë treguar disa copëza momentesh nga udhëtimi i tyre. Në fillim ata tregojnë një avion privat që i ka dërguar  në ishujt Maldive. Menjëherë sa kanë zbritur, ata janë pritur nga vendas të cilët jo vetëm i kanë shoqëruar, por edhe i kanë duartrokitur menjëherë sapo i kanë parë të zbresin nga avioni.

Nga pamjet duket se Marina dhe Getoari do të pushojnë disa ditë në brigjet përrallore në Maldive, që është një nga destinacionet e preferuara për ata që preferojnë pushime luksoze.

Në u urojmë pushime të mbara Marinës dhe Getit, edhe pse duke parë pamjet mund të themi se ato kanë nisur shumë bukur dhe çifti do të kalojë një kohë mjaft të mirë!

Më poshtë ndiqni videot që kanë postuar çifti në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje