Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ariana Grande konfirmon marrëdhënien e saj me Mac Miller

September 15
13:23 2016

 

Pas MTV Video Music Awards 2016 më 28 gusht, Ariana Grande u vu në qendër të vëmendjes për afrimitetin e saj me reperin Mac Miller.

Gjatë gjithë shfaqjes, 23-vjeçarja u pa duke folur e duke u përqafuar me Miller, gjë që na la të kuptojmë se ka diçka mes dy të rinjve.

Ajo ishte e ftuar në puntatën e kaluar të Ellen DeGeneres dhe nuk ka shpëtuar pa u pyetur nga moderatorja për marrëdhënien e saj me reperin Miller.

“Ti je në marrëdhënie me Mac, apo jo? Dhe a je e lumtur me të?”,- ishte pyetja që Ellen i bëri papritur këngëtares pas bisedës për “Dangerous Woman”.

Përgjigjja e Grande ishte mjaft interesante.

“Po”, – është përgjigjur me ëmbëlsi Ariana, duke konfirmuar marrëdhënien e saj me reperin e “Dang!”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Miller ka folur për “People”  me nota të larta dashamirësie për këngëtaren e “Side to Side”. /Blitz.al/

 

Shperndaje