Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Anët” seksi të Ariana Grande-s dhe Nicki Minaj

(Video) “Anët” seksi të Ariana Grande-s dhe Nicki Minaj
August 29
11:25 2016

Ariana Grande pati lajmëruar para performancës në VMA 2016 se do të publikonte videoklipin e bashkëpunimit të saj me Nicki Minaj.

Para se të arrijmë te klipi do t’ju tregojmë për performancën në Madison Square Garden, e cila ishte më se e denjë për MTV VMA.

Në fillim, Ariana shfaqet hipur në biçikletë bashkë me kërcimtaret e saj e më pas “vërshon” në skenë, për t’iu bashkangjitur më pas reperes së famshme duke u dhënë të ftuarve një fillim dinjitoz të ceremonisë.

Harruam t’ju thoshim se të dyja ishin më seksi se kurrë? Epo, ja ku po jua themi tani!

Pak minuta pasi show kishte mbaruar, në website-n “Guess”, Grande publikoi videon e shumëpritur të “Side To Side” dhe mund të themi se ishte klipi  që i mungonte ditëve të nxehta të verës.

Plot ngjyra të ndezura, vajza të tonifikuara dhe një këngë që të lëviz nga vendi. Kështu mund ta përshkruajmë me pak fjalë videon e “Side To Side”.

Nëse nuk na besoni, klikoni videon e mëposhtme:

 

 

 

Komento