Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ambra Meda, tashmë edhe aktore

(Video) Ambra Meda, tashmë edhe aktore
June 27
10:30 2016

E ka shprehur shpesh në daljet e saj se i pëlqen shumë të bëhet aktore në të ardhmen e nëse do t’i jepet mundësia do ta shfrytëzojë pa hezituar.

Ambra Meda – vajza e njohur nga të gjithë si “vrasësja e kancerit”, ish-konkurrente në “Dancing With the Stars Albania” – e ka bërë ëndrrën realitet në skenën e Akademisë së Arteve.

Ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke interpretuar poezinë “Në mundsh”, në ditën e diplomimit të shokut dhe ish-partnerit të saj në konkursin e kërcimit, Jurgen Bala.

“Çfarë emocionesh të interpretosh “Në mundsh” në skenën e Akademisë së Arteve me studentë të talentuar, njëri prej tyre edhe “my partner in crime” Jurgen Bala. U diplomuat me këto performanca të bukura. Lum ju!” – shkruan ajo.

Ndjekësit e saj janë emocionuar nga ky interpretim dhe nuk janë kursyer aspak ta komplimentojnë në komentet poshtë videos.

Komento