Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Aktori i “Portokalli”-së vërteton që ka lindur me talent

(Video) Aktori i “Portokalli”-së vërteton që ka lindur me talent
May 17
14:45 2016

Nëse do t’ju flisnim për Rezart Veleshnjan dhe talentin e tij si aktor nuk do të kishte kuptim të mos përmendnim personazhet që ai interpreton në “Portokalli”. Po flasim për Betim Spërdhimën, karakterin dhe personazhin më karizmatik të programit të humorit, madje edhe për “Rock Kinemanë” e për drejtorin e shkollës, të gjithë të interpretuar nga Rezarti.  Aktori është pjesë e kastit të spektaklit të humorit prej vitesh tashmë dhe çdo të diel na bën për vete me batutat dhe karakteret që imiton.

Talenti i tij nuk është diçka e mësuar, por e lindur. Këtë Rezarti na e ka dëshmuar me fakte. Pak minuta më parë, aktori ka ndarë me fansat e tij në Facebook një video ku shfaqet i vogël, në moshën 6-vjeçare, teksa interpreton në mënyrë fantastike skeçin e famshëm të Jaranit që kërkonte pilaf.  “6 vjeç. Unë për vete që këtu e nisa”,- ka shkruar aktori bashkangjitur videos. Përderisa ishte me kaq humor e talent që në këtë moshë, pa diskutim që e ardhmja e tij e tillë do të ishte. Ndiqni në vijim videon e Rezartit të vogël,  aktorit me talentin e lindur.

 

Komento
Shperndaje