Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Aktori i njohur Hollywood-ian jep alarmin: “Rusia na ka sulmuar dhe ne jemi në luftë!”

September 21
10:22 2017

Që prej zgjedhjeve elektorale të nëntorit të kaluar, situata mes diplomacisë amerikane dhe asaj ruse është stabilizuar disi.

E gjitha nisi me publikimin e disa përgjimeve të FBI, ku thuhej se shërbimet sekrete ruse kishin ndërhyrë në zgjedhjet elektorale për të favorizuar Trump dhe për të eklipsuar Clinton. Madje, u hap edhe një hetim ndërkombëtar, i cili nuk arriti të vërtetonte akuzat kundër Trump dhe Putin.

Ama, aktori i njohur Hollywood-ian Morgan Freeman ka dhënë alarmin në një video të postuar në rrjet ku shprehet:

“Ata na sulmuan! Ne jemi në luftë! Imagjinoni një skenar filmi ku një agjent i KGB-së do të marrë hak ndaj armikut të tij të betuar, SHBA-së dhe bëhet President. Dhe si një agjent i vërtetë i KGB-së, ai përdor armët kibernetike për sulmuar demokracinë në të gjithë botën”.

Freeman gjithashtu, i ka kërkuar presidentit Trump të fillojë sërish një hetim për Rusinë e për të nxjerrë përpara ligjit të gjithë ata që kanë ndërhyrë në SHBA. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje