Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Acarohet Christiano Ronaldo, i hedh mikrofonin në liqen gazetarit

(Video) Acarohet Christiano Ronaldo, i hedh mikrofonin në liqen gazetarit
June 22
13:05 2016

Nëse ka një gjë që nuk i duhet bërë Christiano Ronaldo-s kur është nervoz apo i mërzitur, është drejtimi i mikrofonit.

Teksa ylli madrilen po bënte shëtitje me skuadrën përfaqësuese portugeze, një gazetar i ëshë afruar dhe e ka pyetur nëse ishte i përgatitur për ndeshjen me Hungarinë.

Nëse prisnit një përgjigje nga Ronaldo, jeni gabuar… Ai e ka marrë mikrofonin nga duart e gazetarit dhe e ka hedhur në liqen, e më pas ka vazhduar i qetë rrugën.

Arsyet nuk janë bërë akoma të ditura, por fakti që performanca e Porugalisë në këtë Europian është goxha dobët krahasuar me kampionatet e tjera mund të shërbejë si një justifikim.

Komento