Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) A ka ngjashmëri mes këngës së Elgit Dodës dhe asaj të Chris Brown?

(Video) A ka ngjashmëri mes këngës së Elgit Dodës dhe asaj të Chris Brown?
October 20
13:43 2016

“Kënga magjike” është një nga festivalet më të rëndësishme që organizohen në Shqipëri. Prej disa vitesh, në këtë festival marrin pjesë këngëtarë të njohur dhe të rinj.

Këtë vit, mënyra e organizimit të këtij festivali ka tërhequr më së shumti vëmendjen, pasi ka një formulë të re, ndryshe nga vitet e tjera.

Në edicionet e mëparshme ka pasur disa raste këngëtarësh që kanë rezultuar me këngë të vjedhura. Moderatori dhe producenti i festivalit jo rrallëherë i ka evidentuar, madje i ka përjashtuar nga konkurrimi të gjitha këngët që, sipas tij dhe produksionit, kanë rezultuar kopje. Në edicionin e këtij viti mund të themi se është vënë re një rast i tillë.

Lexues të Blitz.al na kanë sinjalizuar se kënga e Elgit Dodës pjesëmarrëse në “Kënga magjike”, “Ajër”,  ka një ngjashmëri të dukshme me hitin e këngëtarit Chris Brown “Don’t Judge Me”. “Kënga magjike” ka rregulla shumë të forta, pasi nëse ndonjë nga artistët paraqitet në konkurrim me një këngë të vjedhur ai përjashtohet për 5 vite nga pjesëmarrja në këtë festival, madje paguan edhe një gjobë. Ardit Gjebrea  është tepër kritik lidhur me raste të tilla dhe këtë gjë e ka shprehur shpesh edhe publikisht.

Ju si mendoni, ka shumë ngjashmëri midis dy këngëve, apo është thjesht një rastësi?  /Blitz.al/


Komento
Shperndaje