Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) A ia vlejtën 3000 euro për të ndjekur Chris Brown?

(Video) A ia vlejtën 3000 euro për të ndjekur Chris Brown?
July 09
13:17 2016

Ardhja e këngëtarit me famë botërore, Chris Brown, në Shqipëri për një koncert në një “club” të qytetit të Durrësit është shoqëruar me shumë kuriozitet, madje edhe me debat. Kurioziteti ka qenë më së shumti për faktin se nëse lajmi i ardhjes së Brown do të ishte i vërtetë sepse, siç ka ndodhur edhe herë të tjera në Shqipëri (rasti i këngëtares PINK), buja ka qenë e madhe, por në fund këngëtari/ja nuk është shfaqur dhe publiku ka mbetur i zhgënjyer. Ndërsa debati ka lindur për faktin se u fol paraprakisht për çmime shumë të larta të tavolinave të rezervuara për koncertin e këngëtarit (çmimet e tavolinave kanë shkuar deri në 3000 euro).

Megjithatë, përtej gjithë zhurmës, Chris Brown ka qenë dje në qytetin bregdetar, siç edhe u premtua dhe duhet thënë se pjesëmarrësit kanë treguar se “club”-i ishte mbushur plot dhe publiku ishte përfshirë gjatë gjithë kohës duke kënduar bashkë me këngëtarin hitet më në zë të tij.

Por sërish, siç mund ta shikoni edhe nga videot bashkangjitur, përveç faktit se Chris Brown ka qënë prezent, në performancën e tij nuk ka asnjë efekt tjetër special, siç mund të jenë balerinët shoqërues, koreografia apo ndonjë element tjetër që mund të rriste artistikisht nivelin e show-t.

Thënë këtë, mbetet në dorën e secilit të gjykojë nëse çmimet e kripura për të ndjekur Chris Brown nga afër ishin të drejta ose jo, por pyetja jonë sërish mbetet : A mjafton vetëm një performancë pjesërisht “live” (pasi shoqërohej nga DJ-i dhe ka kënduar sipër muzikës së luajtur nga ky i fundit) e këngëtarit për të paguar 3000 euro dhe për më tepër a është shërbyer mjaftueshëm spektakël për të justifikuar këtë çmim? Përgjigjen na e jepni ju…

Shperndaje