Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) A i ka dhënë “urdhër” Flori pjesëtarëve të Threedots që ta votojnë me 0 pikë? Përgjigjen e japin vetë ata

(Video) A i ka dhënë “urdhër” Flori pjesëtarëve të Threedots që ta votojnë me 0 pikë? Përgjigjen e japin vetë ata
December 04
18:01 2018

20 vjetori i “Kënga Magjike” ka mbledhur bashkë disa nga artistët më të mirë të muzikes tonë, të cilët janë paraqitur me projekte muzikore cilësore dhe të krijuara për një edicion të veçantë të festivalit. Padyshim pjesë e këtyre artistëve, janë dhe ata të Threedots, më saktë Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni, këngët e të cilëve në pak kohë janë kthyer në të preferuat e publikut.

Bruno vjen në bashkëpunimin me Artiola Toskën “Digjem”, Klajdi me “Nuk të dua dot më pak” dhe i prezantuar në javën e fundit, Flori konkurron me “Plas”, por jo vetëm kaq, pasi Threedots edhe ka prodhuar disa këngë të artistëve të tjerë të njohur, edhe ato hite në këto javë të “Kënga Magjike 2018”.

Hera e fundit që Klajdi, Bruno dhe Flori kanë marrë pjesë së bashku në festival ishte në 2015, ku në atë kohë u diskutua shumë fakti që dy pjestarët e tjerë e vlerësuan Florin me 0 pikë gjatë votimit në natën finale. Gjithçka u sqarua më mbrapa nga ata vetë, të cilët zbuluan që Flori i kishte kërkuar ti jepnin 0 pikë, për shkak se ai ishte producenti i këngës së tyre.

Por si do të veprojnë ata këtë vit? Në një mini-intervistë që Blitz.al i ka bërë atyre gjatë provave ditën e sotme, artistët e Threedots janë pyetur pikërisht nëse do ta votojnë sërish njëri tjetrin, sidomos Florin, me 0 pikë edhe këtë vit. Klajdi ka thënë që do ti vlerësojë ata ashtu siç e meritojnë dhe se votimi në 2015 ishte bërë për arsyet që ai i ka përmendur dhe më parë, dhe ne i përmendëm më lart. Ndërsa Bruno, kur iu drejtua e njëjta pyetje tha: “Të shohim”, nderkohë që shtoi se pikët së bashku me Artiolën do t’ja japin atyre që i meritojnë.

Nga ana tjetër vetë Flori, i pyetur nëse i kishte dhënë “urdhër” çunave të Threedots që sërish ta vlerësonin me 0 pikë, ishte në një mendje me Brunon, pasi u shpreh “To see to do” ose ndryshe “Tu pa tu bo”. Ndërkohë për pikët e plota ai tha se do t’ja japë këngës që i ngacmon shqisat e dëgjimit dhe ato të zemrës dhe të shpirtit. Për të parë më tepër nga përgjigjet e tyre dhe për të shijuar disa mini- performanca live, shikoni videot e mëposhtme:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje