Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) A e di se kush jam unë?

(Video) A e di se kush jam unë?
July 01
13:37 2016

Risitë në muzikë sa vijnë e shtohen dhe trendi i kohëve të fundit nuk ka të bëjë as me modën, as me një lëvizje specifike, por me vetëprezantimin. Edhe pse në Youtube që të dëgjosh një këngë duhet të shkruash një titull apo një emër, këngëtarët duket se e kanë të vështirë të mos lavdërojnë veten në këngën e tyre e më e pakta një herë, si për të kujtuar identitetin, të tregojnë se në fakt je duke dëgjuar atë.

Fillimisht trendin vetëprezantim e kanë nisur “pa dashur” Crazy Girl dhe G-Bani në këngën “Të dua” teksa i këndonin një takimi rastësor. “Mamës” e Elvana Gjatës u dëgjua shumë në kohën kur u lançua dhe shprehja “Shpejt ka ardh Elvana si shumë aeroplana” ishte fraza që të fiksohej menjëherë. Për herë të parë në këngën “My Lady”, Noizy e “harroi” pseudonimin e të gjithë çunat me emrin Rigels tashmë mund t’i dedikonin të dashurës së tyre një këngë dashurie. Hiti “Fenix” u mësoi të gjithëve “Kush o Tuna” dhe nga “Po t’Shoh Përmas” të gjithë besojmë mbajnë mend një emër që përsëritet shumë herë, Agon Amiga. Getoari kërkon që përveçse Geti ta thërrasin “Më i madhi n’vend” në bashkëpunimin me Tunën. Megjithatë, erdhi një kohë kur doli Era duke kënduar “Unë jam Era dhe koha jeme o tu ardh”. Padashur, të gjithë e filluan vetëprezantimin sa edhe reperi Mozzik dhe Kida nuk i rezistuan dot. Gjërat u bënë më serioze kur Greta Koçi përmendi jo vetëm emrin, po edhe mbiemrin e në fund Ledri i vuri “Vulën” e tij.

Ndiqni në vijim një përmbledhje se si i kanë kënduar këta të famshëm identitetit të tyre.

Komento
Shperndaje