Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) 7-vjeçari i talentuar shqiptar ngre publikun në këmbë në “Belgium’s Got Talent”

(Video) 7-vjeçari i talentuar shqiptar ngre publikun në këmbë në “Belgium’s Got Talent”
November 27
12:23 2016

“Belgium’s Got Talent” është një nga emisionet më të ndjekura në Belgjikë. Konkurrentët duhet të tregojnë talentin e tyre në çdo fushë që dëshirojnë dhe më pas juria vendos nëse ata vlejnë ose jo. Pjesëmarrja e një 7-vjeçari nga Kosova, Rrezar Berisha, ka qenë mjaft e suksesshme.

Djaloshi ka bërë “beatbox” dhe ka kërcyer “brake dance” duke lënë gojëhapur jurinë dhe e ka bërë publikun të ngrihet në këmbë. Ai ka shfaqur një natyrë mjaft karizmatike dhe ka qenë shumë i qetë teksa i ka kthyer edhe përgjigje me humor anëtarëve të jurisë, të cilët vendosën unanimisht ta kalojnë Rezarin në stadin tjetër të garës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje