Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) 23 mënyrat në të cilat mund t’ju vrasin nëse jeni me ngjyrë në Amerikë

(Video) 23 mënyrat në të cilat mund t’ju vrasin nëse jeni me ngjyrë në Amerikë
July 13
18:51 2016

Ky është titulli i një videoje sensibilizuese të Mic. në bashkëpunim me Alicia Keys dhe lëvizjen “We Are Here” në kuadër të #BlackLivesMatter.

Beyonce, Rihanna, Bono, Jennifer Hudson, Pink, Adam Levine, Chris Rock, Pharell Williams, Common, Queen Latifah, Kevin Hart e shumë të tjerë tregojnë se si mund të ishit vrarë nëse do të jetonit në Amerikë, por mbi të gjitha nëse do të ishit me ngjyrë.

“Duke ngarë makinën e të dashurës me fëmijën në sediljen e pasme”, – thotë Beyonce.

Kurse Chris Rock shfaqet duke thënë: “Duke vrapuar për në tualetin e apartamentit tënd”.

“Duke veshur thjesht një triko me kapuç”, – thotë Pharell Williams. Ndërsa Queen Latifah thotë: “Thjesht duke ecur drejt policisë”. Videoja e mëposhtme do t’ju tregojë edhe “mënyrat” e tjera si mund të ishit qëlluar nëse do të ishit njerëz me ngjyrë në Amerikë.

Kjo video synon të sensibilizojë jo vetëm opinionin publik, por edhe presidentin Obama dhe Kongresin për të bërë ligje të reja, pasi “koha për ndryshim është tani”, siç thotë dhe Alicia Keys në fund të videos.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje