Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) 17 në 45: Surpriza që la pa fjalë edhe Alban Dudushin!

(Video) 17 në 45: Surpriza që la pa fjalë edhe Alban Dudushin!
December 23
10:50 2017

 

Mbrëmjen e djeshme, gjatë transmetimit të Top Show Magazine ka ndodhur një surprizë e bukur.

Moderatori i show-t, Alban Dudushi ka festuar ditën e tij të lindjes dhe për këtë, i gjithë stafi i Top Show kishte përgatitur një surprizë.

Teksa Dudushi po lançonte një insert për shfaqjen e të mëdhenjve, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Luftar Paja, në monitor është shfaqur një filmim që përmblidhte të gjitha karrierën e moderatorit ndër vite.

Menjëherë në studio është shfaqur torta dhe të gjithë janë ngritur në këmbë për të uruar kështu Albanin për 45 vjetorin e lindjes.

“17 në 45” – titullohej surpriza dhe kjo jo pa shkak. Dudushi në këtë 45 vjetor numëron plot 17 vite në Top Channel duke u kthyer në një aset për këtë televizion.

Nga ana tjetër, partnerja e tij e zemrës, Bieta Sulo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqn të tre, Dudushi, Kroi Arti dhe Bieta.

“Më të lumtur se kaq nuk mund të ishim në këtë 45 vjetor!”, – shkruan kryeredaktorja e Top Show Magazine.

Edhe Blitz.al i bashkangjitet urimeve në këtë 45 vjetor të moderatorit që nuk njeh moshë! /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje