Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria’s Secret për herë të parë bën pjesë të saj një modele transgjinore, ja cila është ajo

Victoria’s Secret për herë të parë bën pjesë të saj një modele transgjinore, ja cila është ajo
August 05
11:00 2019

Valentina Sampaio është një nga emrat që po ngrihet me shpejtësi në fushën e modelimit, duke u bërë pjesë e fushatave të disa prej markave apo shtëpive më të njohura të modës, si Vogue apo MiuMiu.

Megjithatë, fushata e fundit që i është besuar, e ka bërë atë të futet në histori, pasi është modelja e parë transgjinore që bëhet pjesë e Victoria’s Secret.

Nëpërmjet postimeve të fundit në Instagram, 22-vjeçarja ka treguar pë ndjekësit e saj se do të sfilojë për markën e famshme.

Në videon e fundit, teksa ndodhet në prapaskenat e projektit që po punon, ajo shkruan: “Mos ndaloni kurrë së ëndërruari njerëz!” Ndërkohë Sampaio ka marë mbështetjen dhe të modeleve të tjera të VS, si Lais Riberio, e cila shkruan në një prej positmeve të saj”: “E para transgjinore pjesë e Victoria’s Secret”. Kjo më bën shumë të lumtur!

Tani presim ta shohim si pjesë të ëngjëjve të Victoria’s.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje