Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Victoria’s Secret Fashion Show 2017” do të jetë një sfilatë e vërtetë yjesh

“Victoria’s Secret Fashion Show 2017” do të jetë një sfilatë e vërtetë yjesh
September 10
18:50 2017

Një nga një, tashmë janë zbuluar yjet që do të sfilojnë në një nga eventet më të rëndësishme të modës, siç është “Victoria’s Secret Fashion Show”. Një nga rikthimet më të bujshme që pa diskutim ka entuziazmuar të gjithë të apasionuarit e kësaj fushe ka qenë rishfaqja në pasarelë e modeles Karlie Kloss. Në një postim në Instagram, bukuroshja shkruan: “Do të shihemi në Shanghai”.

See you in Shanghai @VictoriasSecret ??

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss) on

Po aq të ngazëllyera e të emocionuara kanë qenë edhe dy motrat, Bella dhe Gigi Hadid, të cilat gjithashtu kanë treguar në rrjete sociale se do të jenë dy nga vajzat që do të sfilojnë në “Victoria’s Secret Fashion Show 2017”.  Herieth Paul, Alanna Arrington, Sanne Vloet, Alexina Graham, Bruna Lirio, Georgia Fowler do të jenë disa nga modelet e njohura që do të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm në botën e modës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje